Është dëgjuar një shpërthim i zëshëm në një stacion policie në qytetin suedez të Malomos.
Sipas raportimeve shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, transmeton portali arbresh.info
“Vendi është i mbyllur dhe grupi i bombave është në rrugë,” citohet të ketë thënë zëdhënësja e policisë Anna Goransson nga Aftonbladet.
Sulmi i dyshuar ndodhi pak pas orës 21:00 në orën lokale në oborrin e stacionit policor.
“Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por makina, nuk mund të them se sa, janë dëmtuar”, u tha gazetarëve Goransson.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por mediat vendase po raportojnë se një granatë dore ishte përdorur.
Asnjë arrestim nuk është bërë akoma, por Aftonbladet raporton se dy persona dyshohet të jenë të përfshirë në akt.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në kohën kur dy të dyshuarit iu afruan stacionit, sipas raporteve./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%