Sulm ajror në Siri, 18 të vdekur – përkundër armëpushimit

08:35 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Një sulm ajror ka vrarë të paktën 18 civilë në Siri. Sulmet u bënë tek një treg dhe një zonë industriale, zona këto të mbajtura nga rebelët sirianë.

Dyshohet se sulmin e ka kryer qeveria ruse dhe ajo siriane, por ato nuk kanë bërë ndonjë koment rreth sulmeve. Sulmet vijnë në një moment armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Zona veri-perëndimore e kryeqytetit Idlib konsiderohet edhe si kështjella e fundit e grupeve rebele në Siri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme