Google ADS

Sulm ajror në një shkollë fetare në Afganistan

22:25 | 2 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një sulm ajror ushtarak afgan që kishte në shënjestër talebanët në provincën veriore të Kunduzit thuhet se ka vrarë civilë.

Dëshmitarët okularë thanë se helikopterët synonin një tubim në një shkollë fetare në rrethin e Dasht-e Archi, transmeton portali arbresh.info

Qeveria thotë se të paktën 25 islamikë janë vrarë ose plagosur, por një mjek ka deklaruar për BBC se më shumë se 50 persona janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Talibanët thanë se nuk kishte luftëtarë dhe vetëm civilë u vranë.

Mjeku spital, i cili nuk donte të emërohej, tha se studentët dhe civilët ishin midis viktimave.

Zona e sulmit mbahet nën kontrollën e talebanëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme