Të paktën 100 njerëz janë vrarë në një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që goditi një qendër paraburgimi në Jemen.
E gjitha ndodhi kur një objekt u godit në Saada, një bastion i lëvizjes rebele Houthi, herët të premten. Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë. Médecins Sans Frontières (MSF) tha se të paktën 70 njerëz u vranë, megjithëse numri pritet të rritet.
“Ka shumë trupa ende në skenën e sulmit ajror, shumë njerëz të zhdukur. Është e pamundur të dihet se sa njerëz janë vrarë. Duket se ka qenë një akt i tmerrshëm dhune.” tha për agjencinë e lajmeve AFP Ahmed Mahat, shefi i MSF në Jemen.
Sulmi pason disa netë bastisjesh të intensifikuara me bombardime në vazhdën e një sulmi vdekjeprurës të Houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe, aleat saudit.Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion shtetesh arabe në një luftë kundër rebelëve që nga viti 2015, e cila ka shkatërruar Jemenin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dhjetëra mijëra civilë, duke përfshirë më shumë se 10 mijë fëmijë, janë vrarë ose plagosur si rezultat i luftimeve. Miliona janë zhvendosur dhe shumica e popullsisë është në prag të një krize urie.
Më në jug, tre fëmijë u vranë teksa po luanin futboll kur një sulm ajror goditi një objekt telekomunikacioni në qytetin e Hudejda, të mbajtur nga rebelët, tha agjencia Save the Children.
Arabia Saudite deklaroi se koalicioni kishte kryer sulme ajrore në Hudejda, por nuk e përmendi sulmin në Saada.
Koalicioni ka rritur sulmet ajrore që kur Houthi kryen një sulm me dron dhe raketa në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën. Tre civilë u vranë në sulmin e parë vdekjeprurës të këtij lloji në Emiratet.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit