Ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror ndaj luftëtarëve talebanë në provincën afgane të Helmandit, duke rrezikuar armëpushimin e brishtë.
Një zëdhënës për forcat amerikane tha që një sulm ajror goditi talebanët në Nahr-e Saraj, Helmand, të cilët “sulmuan aktivisht” një pikë kontrolli të Forcave Kombëtare të Sigurisë (ANSF), transmeton portali arbresh.info.
Pentagoni këmbënguli se sulmi ishte mbrojtës dhe kishte për qëllim “ndërprerjen” e sulmit të talebanëve, duke pretenduar se ishte sulmi i parë i SHBA-ve ndaj Talebanëve në njëmbëdhjetë ditë.
Zëdhënësi gjithashtu u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë “sulmet e panevojshme” dhe të mbështesin pjesën e tyre të armëpushimit.
Militantët thuhet se vranë rreth 20 ushtarë dhe policë afganë gjatë një sulmi brenda natës, raportoi AFP, duke përmendur zyrtarët e qeverisë.
Përshkallëzimi vjen vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai kishte një “bisedë të gjatë” me shefin politik talebanëve, Mullah Baradar.
SHBA aktualisht është duke u përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje me Talibanët dhe është zotuar të tërhiqet nga Afganistani brenda 14 muajve nëse Talibanët bien dakord për garancitë e sigurisë dhe bisedimet me qeverinë në Kabul.
Marrëveshja gjithashtu përfshin një shkëmbim të të burgosurve, por qeveria afgane nuk ka pranuar të dakordohet dhe ka argumentuar se Uashingtoni nuk mund të negociojë në emër të tij./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...