Njoftohet se 12 civilë kanë humbur jetën në operacionin e ndërmarrë kundër Talebanëve nga forcat ajrore afgane në rajonin Nimruz në perëndim të Afganistanit.
Kryetari i këshillit rajonal të Nimruzit, Baz Muhammed Nasir, në një deklaratë për shtyp tha se forcat ajrore afgane zhvilluan një operacion ajror kundrejt Talebanëve në zonën Manzari të komunës Hashrud në Nimruz.
Nasir bëri të ditur se 12 civilë humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën pasi bomba goditi një shtëpi gjatë operacionit .
Zëdhënësi i prefekturës së Nimruzit, Rahmatullah Omeri, theksoi se incidenti po hetohet./AA/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit