“Situata është serioze. Edhe një herë, unë do të doja të kërkoja një përpjekje të vërtetë”, tha kryeministri Stefan Lofven, ndërsa u bëri thirrje banorëve të kufizojnë kontaktet e tyre shoqërore dhe të shmangin grumbullimet e mëdha private gjatë Pashkëve.
Komunave u është kërkuar të mbajnë të mbyllura aktivitetet jothelbësore, përfshirë pishinat dhe qendrat sportive, deri më 18 prill.
Restorantet dhe kafenetë do të duhet të mbyllen në orën 20:30, pavarësisht nëse shesin alkool apo jo, deri më 3 maj, raporton ATSh.
Fillimisht, një farë lehtësimi i kufizimeve ishte planifikuar të fillonte më 11 prill.
Agjencia e Shëndetit Publik tha një ditë më parë, në një memorandum për qeverinë, se do të ishte e preferueshme të pritej deri më 3 maj, me kusht që ngarkesat e rasteve të bjerë mjaftueshëm.
Autoriteti shëndetësor paralajmëroi se numri i infeksioneve po rritet në pjesën më të madhe të vendit, duke paraqitur një barrë shtesë mbi sistemin shëndetësor.
Vendi me 10,3 milionë ka regjistruar më shumë se 904 000 raste dhe më shumë se 13 465 vdekje të lidhura me virusin, që nga fillimi i pandemisë.
Suedia miratoi një strategji më të butë antiCOVID-19 në fillim të pandemisë, por i ka forcuar gradualisht masat e saj.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...