Google ADS

Suedia vendos sistem të ri raketash antiajrore në detin Baltik

19:21 | 1 Korrik 2019
Arbresh.info

Ushtria suedeze njoftoi sot se ka vendosur një sistem të ri të mbrojtjes antiajrore në ishullin Gotland, që ndodhet në detin Baltik, në kontekstin e tensioneve të larta me Rusinë.

“Falës pozicionit të tij gjeografik, ishulli ofron avantazhe ushtarake thelbësore për sa i përket mbrojtjes dhe kontrollit të lundrimit detar, kontrollit ajror në detin Baltik dhe mundësisë për të vendosur njësitë ushtarake dhe sisteme armësh”, shpjegon në një komunikatë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë suedeze, gjenerali Micael Byden.

Sistemi i mbrojtjes antiajrore i vendosur në këtë ishull, “BAMSE SRSAM”, është zhvilluar nga kompania suedeze e aeronautikës “Saab” në fillim të viteve 2000./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme