Suedia vendos kufizime të reja ndërsa Evropa lufton për të përmbajtur valën e fundit

19:26 | 4 Nëntor 2020
Arbresh.info

Suedia u është bashkuar shumë prej fqinjëve të saj evropianë dhe ka vendosur kufizime të reja ndaj Covid-19, pasi po vazhdojnë të rriten rastet në kontinent.

Masat e reja hynë në fuqi të martën në shtetin skandinav, që preferoi të mos vendosë karantinë kombëtare në pranverë kur shtetet e tjera të BE-së bënë një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info

Vendi me 10 milionë banorë tani ka 134,532 raste të raportuara dhe gati 6,000 vdekje.

Masat e reja që fillojnë të martën përfshijnë kufizime në kapacitetin në restorante dhe kafene me një maksimum prej tetë personash në çdo tavolinë.

Vendi njoftoi gjithashtu kufizime lokale në tre qarqe të tjera që përfshijnë qytetet më të mëdha të Suedisë.

Austria e Greqia gjithashtu kanë prezantuar masa të reja dje, kurse gjermania ka vendosur karantinë të pjesshme, e rregulla më të ashpra janë vendosur edhe ë Itali, Francë, Kosovë e Kroaci.

Anglia do të prezantojë një bllokim gati total nga e enjtja, megjithëse shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura.

Kombet rifutën kufizimet për të kaluar përpara një virusi që ka shkaktuar më shumë se 1.2 milion vdekje në të gjithë globin, mbi 270,000 prej tyre në Evropë, sipas Universitetit Johns Hopkins dhe po mbingarkon sistemet e kujdesit shëndetësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme