Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, të premten dhe u konfrontua nga avionët luftarakë suedezë, tha të shtunën ushtria suedeze.
Ajo theksoi në një komunikatë se avioni luftarak rus, i llojit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve dhe si pasojë, u dërguan pas tij dy avionë luftarakë suedeze.
Ushtria suedeze tha se shkelja ajrore ishte e shkurtër.
“Veprime e Rusisë nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial”, tha shefi i Forcave të Armatosura të Suedisë, Jonas Wikman.
“Ne ndoqëm të gjitha procedurat dhe ishim në gatishmëri për të ndërhyrë”, shtoi ai.
Prej se Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit në vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia si dhe Norvegjia, braktisën politikën e tyre të mosangazhimit ushtarak duke u anëtarësuar në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.
Ndërkohë, të premten, Roja Kufitare e Finlandës tha se dyshon se katër avionë luftarakë të Rusisë e kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit nordik më 10 qershor.
“Derisa hetimi po vazhdon, del që, përveç një avioni rus të raportuar më herët, ka po ashtu arsye për të dyshuar se edhe tre avionë të tjerë shkaktuan shkelje territoriale”, tha të premten agjencia e rojës kufitare në një komunikatë.
Në komunikatën e saj thuhet se avionët rusë përbëheshin nga dy bombardues dhe dy avionë luftarakë./rel
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...