Suedia thekson se mbajta e shkollave hapur nuk ka sjellë shtim të rasteve

12:55 | 13 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Vendimi i Suedisë për të lënë shkollat ​​e hapura për fëmijët nën 16 vjeç gjatë pandemisë nuk çoi në ndonjë shpërthim të madh të Covid 19, sipas ministres së arsimit, Anna Ekstrom.

Ajo tha se hulumtimet e kryera nga Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik treguan se suedezët që punojnë në arsim nuk kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me koronavirus sesa ata në profesione të tjera.

Shkollave për nxënës mbi 16 vjeç dhe universiteteve u është dhënë e drejta të rihapen nga 15 qershori, por vetëm për shkollat ​​dhe kurset verore.

Nga e shtuna, suedezët pa simptoma të Covid-19 mund të udhëtojnë brenda vendit, teksa të dielën, sportet elitare mund të rifillojnë edhe pse asnjë tifoz nuk do të lejohet të marrë pjesë./bota.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme