Suedia ka shënuar përvjetorin e tretë të sulmit terrorist të vitit 2017 në Stokholm.
Me 7 prill, një kamion ishte rrëmbyer dhe përplasur qëllimisht mbi kalimtarë në një rrugë të ngarkuar në qendër të qytetit, para se të përplasej në dyqanin Åhléns, transmeton portali arbresh.info.
Pesë persona mbetën të vdekur, përfshirë një 11-vjeçare dhe disa të tjerë u lënduan.
Sulmi u përshkrua si krimi më i madh i kryer ndonjëherë në vend.
Një ceremoni e vogël u mbajt sot në sheshin Sergel për të nderuar viktimat.
Ata që ishin të pranishëm me tufa lulesh ishin edhe presidentja e Këshillit të Qytetit Cecilia Brinck si dhe kryebashkiakja e opozitës Karin Wanngård.
Një azilkërkues 39-vjeçar uzbek u dënua me burgim të përjetshëm për sulmin./arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...