Suedia shënon numrin më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve të fundit

15:01 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Suedia ka shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga qershori.

Arbresh.info transmeton se brenda 24 orëve të fundit në Suedi janë shënuar 752 raste të reja dhe asnjë viktimë nga koronavirusi.

Vendi skandinav, ndryshe nga vendet e tjera, ka lejuar shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve që të punojnë gjatë pandemisë. Numri i rasteve gjatë të enjtes ka thyer rekordin e 30 qershorit kur u shënuan më shumë se 800 raste të reja.

Deri më tani në Suedi janë regjistruar 5,893 viktima nga koronavirusi, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme