Suedia regjistron mbi 32 mijë raste të reja e 258 vdekje nga Covid-19

14:50 | 5 Janar 2021
Arbresh.info

Suedia ka regjistruar 32,369 raste të reja me koronavirus që nga 30 dhjetori, sipas të dhënave të fundit nga agjencia e shëndetit.

Suedia regjistroi gjithashtu 258 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8,985, transmeton portali arbresh.info

Vdekjet e regjistruara kanë ndodhur në disa ditë dhe ndonjëherë edhe javë.

Agjencia shëndetësore ka thënë që statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjes janë më pak të besueshme se zakonisht sepse kryhen më pak teste dhe për shkak të vonesave në raportimin e vdekjeve.

Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është disa herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por më e ulët se disa vende të tjera evropiane që vendosën bllokimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme