Suedia ka hedhur poshtë kërkesën e Donald Trumpit për të liruar reperin amerikan A$AP Rocky.
Kjo vjen pasi presidenti shkroi një breshëri postimesh të zemëruara ku urdhëronte lirimin e reperit pasi u akuzua për sulm, transmeton portali arbresh.info.
Suedia tha se postimet e Trumpit nuk do të ndihmojnë për lirimin e reperit, sepse sistemi gjyqësor i vendit është i pavarur nga politika.
Qeveria suedeze tha se i kishte thënë vazhdimisht presidentit amerikan se ndërhyrjet e tij nuk do të ndihmonin. Por zoti Trump vazhdoi të shkruaj në Twitter, me postin e tij të fundit duke përfshirë një shpërthim të zemëruar ndaj vendit.
Më i njohur për këngën e tij “Praise the Lord”, interpretuesi, prodhuesi dhe modeli 30-vjeçar, emri i të cilit është Rakim Mayers, u arrestua rreth tre javë më parë pas një grindjeje në rrugë me dy burra në Stokholm më 30 qershor.
A$AP Rocky, i cili u akuzua të enjten, do të dalë në gjyq javën e ardhshme./Arbresh.info/
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...