Google ADS

Suedia raporton rastin e parë me variantin më infektues të lisë së majmunëve

12:07 | 16 Gusht 2024
E.K

Zyrtarët shëndetësorë në Suedi thanë të enjten se e kanë identifikuar rastin e parë të një personi me variantin më infektues të lisë një majmunëve – të njohur si mpox – i cili për herë të parë u pa në Kongo, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjencë globale këtë virus të përhapur atje dhe në vende të tjera të Afrikës.

Agjencia për Shëndetin Publik e Suedisë tha në një komunikatë se pacienti kishte kërkuar kujdes mjekësor së voni në Stokholm.

“Në këtë rast, një person është infektuar gjatë qëndrimit në pjesën e Afrikës ku ka ndodhur një shpërthim i madh i [mpox-it më ngjitës]”, tha agjencia.

Magnus Gisslen, epidemiolog nga kjo agjenci, tha se pacienti është mjekuar dhe atij i janë shpjeguar “rregullat e sjelljes”.

“Fakti që pacienti me impox po mjekohet në vend nuk ndikon në rrezikun e përgjithshëm të popullsisë”, thanë zyrtarët suedezë, duke shtuar se ekspertët vlerësojnë se rreziku është “shumë i ulët”.

Ata thanë, megjithatë, se mund të vazhdojnë rastet e kohë pas kohëshme nga jashtë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar nga përhapja e këtij varianti të ri të kësaj sëmundjeje në Kongo, i cili vrau rreth 10 për qind të banorëve në një qytezë dhe thanë se ai ka mundësi të përhapet me lehtësi mes njerëzve.

OBSH-ja tha se mpoxi u identifikua së voni për herë të parë në katër vende të Afrikës lindore: Burundi, Keni, Ruandë dhe Ugandë. Tedros ka thënë druhet se kjo sëmundje mund të përhapet edhe më gjerë brenda dhe jashtë Afrikës.

OBSH-ja ka thënë se janë shënuar 14.000 raste dhe 524 vdekje këtë vit në Afrikë, duke tejkaluar shifrat e vitit të kaluar./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme