“Vendimi për pezullimin e lejeve të menaxhimit të kompanisë ajrore të Bjellorusisë duke filluar që nga 26 maji nënkupton se fluturimet mes Suedisë dhe Bjellorusisë do të ndalohen”.
Agjencia Suedeze e Transportit, njoftoi se që nga sot ka pezulluar lejet e menaxhimit në vend për kompaninë ajrore (Belavia) të Bjellorusisë, me arsyetimin e uljes emergjente të avionit të pasagjerëve të kompanisë Ryanair që kryente udhëtimin Athinë-Vilnius.
Gunnar Ljungberg, drejtori i agjencisë, në një deklaratë tha se në situatën aktuale nuk shikojnë një trafik të sigurt të udhëtimit në hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe se kanë arritur në një vendim të tillë për të marrë masa.
Vendimi për pezullimin e lejeve të menaxhimit të kompanisë ajrore të Bjellorusisë duke filluar që nga 26 maji nënkupton se fluturimet mes Suedisë dhe Bjellorusisë do të ndalohen, deklaroi Ljungberg.
“E dimë që kjo do të shkaktojë një problem për udhëtarët. Por siguria e udhëtarëve është më e rëndësishme dhe për këtë arsye morëm vendim që të ndalohen përkohësisht fluturimet me Bjellorusinë”, tha Ljungberg.
– Ulja në Minsk e avionit të pasagjerëve që fluturonte nga Greqia në Lituani
Avioni i Ryanair me 123 pasagjerë në bord që fluturonte nga Greqia në Lituani kreu ulje emergjente me pretendimin e denoncimit për bombë teksa ndodhej mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
Pas uljes së avionit në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, u arrestua Roman Protasevich, themeluesi dhe ish-kryeredaktori i një llogarie të medias sociale i cili ndodhej në mesin e pasagjerëve dhe i cili ishte në kërkim me pretendimin për përfshirje në ngjarje terroriste.
Si rezultat e kontrolleve u theksua se denoncimi për bombë ishte i pavërtetë dhe avioni pas kontrolleve të nevojshme u largua nga aeroporti i Minsk-ut dhe mbërriti në Vilnius.
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...