Njoftohet se një person i dyshuar për lidhjet e tij me organizatën terroriste PKK në Suedi do të dëbohet nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta ETC shkruan se 26-vjeçari Zinar Bozkurt është ndaluar dhe është në pritje për t’u dëbuar.
Në lajmin e gazetës online Blankspot thuhet se kërkesa për azil në Suedi e Bozkurtit tetë vite më parë është refuzuar gjashtë muaj më parë dhe se është marrë vendimi për deportim nga shteti.
Në lajmin ku thuhet se Agjencia Suedeze të Inteligjencës (SEPO) e ndaloi Bozkurtin për lidhjet e tij me organizatën terroriste PKK, njoftohet se ky person shihej si një kërcënim për sigurinë e Suedisë.
Suedia do ta dorëzojë mashtruesin që kërkon Türkiye me njoftim të kuq
Nga ana tjetër, më 11 gusht u njoftua se Suedia kishte vendosur të ekstradonte Okan Kale-n, të cilin Türkiye e kërkoi me një njoftim të kuq për mashtrim.
Gazeta Samnytt, e cila botohet online në Suedi, deklaroi se Kale u arratis në Suedi në vitet 2010-2011 për shkak se u akuzua për mashtrim me karta ndaj tri bankave në Türkiye, dhe thuhet se kërkesa e Kales për azil u refuzua në qershor 2012 dhe ai prej në Suedi kaloi në Itali.
Në lajmin që tërhoqi vëmendjen se Kale ka marrë një leje qëndrimi të përkohshëm refugjati për dy vjet në Itali dhe se ka ardhur në Suedi në vitin 2016 dhe është martuar me një suedeze 23 vjet më të vjetër se ai, më tej theksohet se ai ka marrë një vendbanim dhe leje pune në Suedi falë kësaj martese.
Në lajm gjithashtu thuhet se Ankaraja kontaktoi autoritetet suedeze përmes Interpolit në tetor 2021 dhe se Kale u kap dhe u burgos në këtë datë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...