Suedia ndryshon qëndrim për refuzimin e azilit afganes 106-vjeçare

22:38 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Suedia ndryshoi sot qëndrim duke lejuar Bibikahl Uzbeki, një afgane 106-vjeçare e sëmurë dhe pothuajse e verbër, për të qendruar në vendin nordik, ndërkohë që kishte hedhur poshtë kërkesën për azil.

“Nga ana humanitare, do të ishte tronditëse ta detyrosh të rikthehet në vendin e saj të lindjes”, theksoi në një komunikatë Gjykata e Migracionit në Goteborg.

Në muajin maj, zyra e migracionit hodhi poshtë kërkesën për azil të 100-vjeçares, e cili e apeloi vendimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme