Katër muaj pas zgjedhjeve është formuar Qeveria e Suedisë, raporton Anadulu Agency (AA).
Me këtë u tejkalua ngërçi politik i cili zgjati 130 ditë. Zgjedhjet e përgjithshme në vend u mbajtën më 9 shtator dhe më në fund u tejkalua kriza qeveritare me formimin e qeverisë së koalicionit, e cila përbëhet nga Partia Social-demokratike e Punës dhe të Gjelbërit.
Qeveria e re mori bekimin e deputetëve të Parlamentit suedez.
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Stefan Lovfen, deklaroi se qeveria e koalicionit “kuq e gjelbër”, e cila në pushtet është që nga viti 2014, do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme të drejtoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shtatorit votuan 7.5 milion votues. Për shumicën absolute në parlament nevojiten që partitë, blloqet apo koalicionet të kenë 175 deputetë të parlamentit me gjithsej 349 ulëse.
Blloku majtist suedez nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për të arritur shumicën dhe për të formuar e vetme qeverinë e re.
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...