Policia suedeze ka thënë se do të krijohet një Task Force e re që të luftoj krimin e bandave menjëherë pas sulmit fatal ku mbeti i vrarë një 15vjeçar dhe një i lënduar në Malmo vikendin e kaluar.
Suedia për vite me radhë ka mbajtur reputacionin si vendi më i sigurt në botë, edhe pse krimi dhe vrasjet janë në numër shumë të vogël, lufta në mes bandave të ndryshme ka bërë që numri i viktimave të rritet viteve të fundit shkruan arbresh.info
Të shtunën, dy 15 vjeçar janë qëlluar për vdekje jashtë një picerie në Malmo, policia ka thënë se ky sulm shfaqet shkak i luftës në mes bandave për kontrollin e zonave të tregtimit të drogës. Njëri nga ta ka vdekur menjëherë pas shpërthimit kurse tjetri është në gjendje kritike. “Ky vikend ishte vikend zie për Malmon dhe për policinë e Malmos,” tha shefi i policisë së Malmos Stefan Sinteus për gazetarët.
Suedia ka shënuar rritje në luftën në mes bandave kriminale viteve të fundit, sipas policisë vetëm këtë vit kanë ndodhur rreth 187 sulme me bombë, numër ky dukshëm më i madh se në vitin e kaluar. Në qershor rreth 20 persona janë lënduar nga shpërthimi me bombë në një rrugë të Linkopingut, kurse në fund të gushtit, rreth 26 persona janë qëlluar për vdekje./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...