Ata që janë mbi 70 vjeç në Suedi dhe pjesëtarët e grupeve të tjera në rrezik tani ndjekin të njëjta udhëzime sikurse pjesa tjetër e popullatës, bëjnë të ditur autoritetet.
Suedia më parë kishte këshilluar këto grupe të shmangin gjithë kontaktin me njerëzit me të cilët nuk jetonin, transmeton portali arbresh.info
Por, shefi i shëndetit publik të Suedisë tha se vetë-izolimi kishte ndikuar në të moshuarit.
Ky vend nuk ka vendosur masa më të ashpra sikurse kanë bërë vendet e tjera të Evropës.
Shkalla e infektimit në Suedi është duke u rritur, por pjesë të tjerë të Evropës janë më të goditura.
Një bllokim i dytë është në fuqi në Republikën Çeke për të përballuar një valë të madhe.
Belgjika, Hollanda, Franca dhe Britania e Madhe janë gjithashtu pika të nxehta, pasi vendet përgjithësisht përplasen për të vënë në dispozicion shtretër të kujdesit intensiv./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...