Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson hodhi poshtë thirrjet e opozitës për të konsideruar anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas saj, aplikimi në këtë situatë të tensionuar do të destabilizonte sigurinë në Europë, transmeton portal arbresh.info
Suedia nuk ka qenë në një luftë që nga viti 1814 dhe e ka ndërtuar politikën e saj të jashtme mbi mospjesëmarrjen në aleancat ushtarake, por ajo ka krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta me NATO-n vitet e fundit ndërsa tensionet me Rusinë në rajonin e Balltikut janë rritur.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, të cilën kjo e fundit e quan “operacion special ushtarak”, ka ripërtërirë thirrjet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, së bashku me Finlandën, e cila gjithashtu ka mbetur jashtë bllokut.
“Nëse Suedia do të zgjidhte të dërgonte një aplikim për t’u bashkuar me NATO-n në situatën aktuale, kjo do të destabilizonte më tej këtë zonë të Europës dhe do të rriste tensionet”, tha ajo.
“Kam qenë e qartë gjatë gjithë kësaj kohe duke theksuar se cila është më e mira për Suedinë dhe për sigurinë e këtij rajoni të Europës është se qeveria ka një politikë afatgjatë, të qëndrueshme dhe të parashikueshme dhe ky është besimi im i vazhdueshëm”, shtoi ajo.
Rusia nuk dëshiron që Finlanda apo Suedia të anëtarësohen në NATO dhe në fund të muajit të kaluar,
Moska bëri paralajmërimin e saj të fundit për “pasoja të rënda ushtarako-politike” në rast të anëtarësimit.
Një sondazh i të premtes nga Demoskop dhe i porositur nga gazeta Aftonbladet tregoi se 51% e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit në NATO, nga 42% në janar. Njerëzit kundër ranë në 27% nga 37%.
Është hera e parë që një sondazh tregon shumicën e suedezvëe pro anëtarësimit në NATO.
Finlanda dhe Suedia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe një lëvizje e njëres për t’u anëtarësuar në NATO do të ushtronte presion të shtuar mbi tjetrin për të aplikuar./reuters/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...