Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde tha se është e papranueshme rritja e tensioneve në Ukrainë dhe përreth saj, transmeton Anadolu Agency.
Linde u takua me ministrin e Mbrojtjes Peter Hultqvist dhe mbajti një konferencë për media.
Në fjalën e saj, Linde foli për krizën Rusi-Ukrainë. “Rusia po rrit tensionet përreth Ukrainës. E shoh të papranueshme që Rusia të kërcënojë sistemin e sigurisë së disa vendeve të Evropës”, tha Linde.
Ajo vuri në dukje se kanë planifikuar të tërheqin ushtarët e tyre në Mali dhe se zhvillimet politike në këtë vend kanë “shkuar keq”.
“Administrata e juntës aktuale ka shtyrë për 5 vite zgjedhjet që duhej të mbaheshin në shkurt. Jemi dëshmitarë se kompania ruse Wagner është vendosur në vend dhe se e marrim shumë seriozisht këtë. Për këtë arsye planifikojmë të tërheqim ushtarët suedezë nga vendi”, tha Linde.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...