Përderisa shumë vende europiane janë duke u përballur me rastet në rritje të koronavirusit, Suedia e cila u tregua ‘kokëfortë’ në këshillat europiane, ka një nga nivelet më të ulta të infeksioneve në kontinent.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), totali i rasteve të reja kumulative 14-ditore të vendit skandinav ishte 22.2 për 100,000 banorë të martën, kundrejt 279 në Spanjë, 158.5 në Francë, 118 në Republikën Çeke, 77 në Belgjika dhe 59 në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha vendet që imponuan izolim gjatë pranverës.
Rastet e reja, të raportuara tani në Suedi vetëm nga e marta në të premte, po zhvillohen me afërsisht ritmin e parë në mes të marsit, ndërsa të dhënat nga agjencia kombëtare e shëndetit treguan se vetëm 1.2% e 120,000 testeve të saj javën e kaluar ishin pozitive.
Gjithashtu, në krahasim me Norvegjinë dhe Danimarkën, Suedia ka më pak raste të infeksioneve. Trembëdhjetë pacientë Covid-19 janë në kujdes intensiv në spitalet suedeze dhe mesatarja e shtatë ditëve e vdekjeve të lidhura me koronavirusin është zero.
Anders Tegnell, kryedemidiologu i vendit dhe arkitekti i strategjisë që la vendin e lirë, jashtë izolimit, për France-24 tha se ‘Suedia nuk është duke e përballuar valën e dytë të infeksionit, sikurse po e përjetojnë vendet tjera’.
“Në fund, ne do të shohim se sa ndryshim do të bëjë që të kesh një strategji më të qëndrueshme, të cilën mund ta mbash në vend për një kohë të gjatë, në vend të strategjisë që do të thotë që të mbyllesh, hapesh dhe mbyllesh dhe përsëri”, tha ai.
Ndryshe nga shumë vende, Suedia mbylli shkollat për mbi 16 vjeç, por i mbajti të hapura ato për nxënës të rinj, duke këmbëngulur për frekuentim të plotë. Shkollat dhe universitetet tani janë hapur përsëri.
Tegnell i tha France-24 se niveli i lartë i vdekshmërisë së vendit nuk ishte i lidhur me strategjinë e tij të përgjithshme, por përkundrazi me një dështim për të parandaluar përhapjen katastrofike të virusit në shtëpitë e kujdesit të vendit, ku ndodhën shumica e vdekjeve në Suedi.
Johan Carlson, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shëndetit publik të Suedisë, gjithashtu tha javën e kaluar strategjia kishte qenë një sukses sepse do të thoshte se mesazhet për publikun kishin qenë të qarta dhe të qëndrueshme, duke vënë theksin në përgjegjësinë personale.
“Qëllimi i qasjes sonë është që vetë njerëzit të kuptojnë nevojën për të ndjekur rekomandimet dhe udhëzimet që ekzistojnë”, tha ai. “Nuk ka mashtrime të tjera para se masat mjekësore, kryesisht vaksinat, të bëhen të disponueshme. Popullsia suedeze e ka marrë këtë me zemër”.
Përderisa sa Europa po vazhdon të përballet me një numër të madh të të prekurve më Covid-19, Suedia po vazhdon të menaxhojë situatën pa imponimin e izolimit./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...