Drejtoria për shëndet publik në Suedi njoftoi se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit janë hequr, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit ndërsa prej sot të gjitha hiqen.
Në Suedi, 83.6 për qind e popullatës së rritur morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 76.5 për qind e popullatës morën dozën e dytë. Prej sot në Suedi fillon dhënia e dozës së tretë.
Në njoftim më tej theksohet se mbajtja e maskës dhe testi i PCR-së ende do të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, gjegjësisht 1 tetori, do të heqë ndalimet e udhëtimit për të gjitha vendet.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.149.407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë ndërsa 14.851 persona kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit.
Danimarka dhe Norvegjia kanë hequr më herët të gjitha kufizimet dhe theksuan se kanë vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19. Danimarka e bëri këtë më 10 shtator ndërsa Norvegjia 15 ditë më vonë.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A