Finlanda dhe Suedia do të shprehin së bashku dëshirën për t’u bashkuar me NATO-n në maj, njoftuan të hënën gazeta finlandeze Iltalehti dhe gazeta suedeze Expressen, duke cituar burime të afërta me këtë çështje.
Pavarësisht bashkëpunimit më të ngushtë me aleancën ushtarake që kur Rusia aneksoi Krimenë, vendet nordike kanë vendosur të qëndrojnë neutrale, por pushtimi i fundit rus në Ukrainë ka shkaktuar një ndryshim të madh në politikat e dy vendeve, transmeton portal arbresh.info
Finlanda dhe Suedia planifikojnë të mbajnë një takim të liderëve të vendit më 16 maj dhe më pas të shpallin publikisht planet e tyre për t’u bashkuar me aleancën, shkruan Iltalehti.
Ministria e Jashtme në Finlandë nuk ka pranuar të komentojë mbi shkrimin e gazetës finlandeze, por ka përsëritur qëndrimin se Finlanda dhe Suedia do të marrin vendime të ngjajshme.
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha dy javë më parë, ndërsa vizitonte homologen suedeze Magdalena Andersson, se ajo pret që Finlanda të marrë një vendim brenda pak javësh rreth anëtarësimit në NATO.
Stokholmi po kryen një rishikim të politikës së sigurisë, i cili përfshin një vështrim në anëtarësimin e mundshëm në NATO dhe rezultatet priten nga mesi i majit./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë