Dy ministra të qeverisë suedeze do të largohen nga posti pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave të qyetarëve të vendit, por kryeministri Stefan Lofven deklaroi se pavarësisht krizës, qeveria e tij e pakicës nuk do të japë dorëheqjen.
Njoftimi erdhi në vazhdën e thirrjeve të bllokut kryesor opozitar për një mocion mosbesimi, si dhe dorëheqjen e tre ministrave të përfshirë në aferë.
“Nuk kam ndërmend ta zhys Suedinë në krizë politike. Ndaj sot po deklaroj këtu riorganizimin e kabinetit tim”, tha Lofven.
Të larguarit mbanin portofolet e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës. Ndërsa ministri i Mbrojtjes do ta ruajë pozicionin e tij, pavarësisht presionit të opozitës.
Fillesat e atij që do të kthehej në një ortek për qeverinë suedeze janë në 2015-n, kur Agjencia vendase e Transportit, STA, nisi bazën e re të dhënave jashtë vendit dhe menaxhimin e shërbimeve IT ua besoi kompanive private, si IBM-së në Republikën Çeke dhe NCR-së në Serbi.
Se çfarë ndodhi më vonë nisi të dalë në dritë vetëm tani. Procesi i kontraktimit u përshpejtua sipas disa raporteve në media, duke anashkaluar ligjet dhe procedurat e brendshme, ndërsa individë jashtë kufijve që nuk ishin të pajisur me certifikata sigurie kishin në ngarkim servera me informacione mbi lejet e drejtimit të suedezëve, si dhe infrastrukturës vendase të transportit.
Shembull ilustrues është ai i tre punonjësve të IT-së nga Çekia, që kanë pasur qasje në dy baza të dhënash të përdorura prej policisë suedeze për të verifikuar aplikimet e patentës.
Vetë Lovfen e cilësoi episodin një katastrofë, duke pranuar se Suedia dhe qytetarët e saj ishin ekspozuar kësisoj ndaj rreziqeve të ndryshme.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën