Në Suedi është rritur numri i qytetarëve që duan të anëtarësohen në NATO, sipas një ankete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve të anketës së kryer nga kompania e kërkimeve Sifo, shkalla e suedezëve që duan të anëtarësohen në NATO është rritur në 58 për qind.
Teksa kjo normë ishte 56 për qind në anketën e kryer në muajin maj, ajo u rrit në 58 për qind në anketën e sapopublikuar.
Ndryshe, një memorandum trepalësh u nënshkrua midis Suedisë dhe Finlandës, të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në NATO, dhe Türkiye-s, në Samitin e NATO-s të mbajtur në Madrid më 28 qershor, për të trajtuar shqetësimet e Ankarasë rreth sigurisë së saj, si kusht për hapjen e rrugës për dy vendet nordike për anëtarësim në aleancën ushtarake.
Ndërkohë, Suedia dhe Finlanda, proceset e anëtarësimit të të cilave nisën me samitin e mbajtur në Madrid, do t’i fillojnë bisedimet e përbashkëta dakorduese me Türkiye-n.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme suedeze, takimi i parë i këtij mekanizmi do të mbahet më 26 gusht.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Ministri Vitia dhe drejtoresha e IKSHPK-së mbajnë konferencë...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Los Anxhelos: Flakët shpërthejnë nëpër shtëpi teksa 30,000 n...
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar