Panik i madh është shkaktuar sot në Ullared, Suedi, pasi një makinë është përplasur me këmbësorët jashtë një qendër tregtare.
Blerësit janë shpërndarë menjëherë dhe kanë pohuar se makina ka goditur dy persona, transmeton portali arbresh.info
Raportohet për dy persona të lënduar, por që nuk kanë marrë lëndime serioze.
Jenny Sundström, 19 vjeç dhe Nathalie Lodén, 20 vjeç, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, e kanë përshkruar makinën si të bardhë dhe që po ecte me “shpejtësi të lartë”.
Të tjerët që kanë qenë në vendngjarje thanë se në fillim kanë menduar se ishte vëtëm një aksident, por më pas shoferi ka dalë nga makina duke e mbajtur një kuti me gaz.
Ata kanë shtuar se shoferi më pas ka hapur kutinë me benzinë dhe e ka derdhur në tokë.
Autori i incidentit është kapur menjëherë nga rojat e sigurisë së qendrës tregtare dhe më pas ai është arrestuar nga policia.
Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me incidentin./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...