Google ADS

Suedi, gjyqtari pengon ekstradimin e Julian Assange

21:36 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Një gjyqtar në Suedi u ka prerë shpresat prokurorëve që po hetojnë rastin e Julian Assange, duke komplikuar procedurat për ekstradimin e tij në vendin nordik. Një gjyqtar suedez ka refuzuar kërkesën e prokurorëve për të shpallur të arrestuar në mungesë themeluesin e Uikiliks Julian Assange, duke komplikuar kështu shpresat për ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Prokurorët deklaruan se Assange nuk kishte bashkëpunuar me hetimin e tyre mbi dyshimet për agresion seksual dhe rrjedhimisht duhet të mbahet në arrest edhe në distancë me qëllim për t’u marrë në pyetje. Një arrest në mungesë do t’u kishte mundësuar atyre një hap përpara në kërkesën për ekstradim, por gjyqtari e refuzoi atë me argumentin se themeluesi i Uikiliks ndodhet i burgosur në Britaninë e Madhe.

Burgimi në mungesë është një procedurë normale në ligjin suedez, kur bëhet fjalë për një person që ndodhet jashtë shtetit ose në arrati dhe i lejon akuzës të shpallë një urdhër-arrest ndërkombëtar për ta kthyer në Suedi. Sidoqoftë, zyrtarë të prokurorisë deklaruan se hetimi për agresion ndaj Assange

do të vazhdojë dhe madje mund të kërkohet një hetim në nivel evropian për ta marrë atë në pyetje. Assange kërkoi azil politik në ambasadën ekuadoriane në Londër 7 vjet më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi. Prokurorët e vendit nordik rihapën hetimet në ngarkim të tij në maj, një muaj pasi ai u arrestua dhe u nxor nga ambasada./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme