Google ADS

Suedi, digjet sërish libri i shenjtë i myslimanëve

07:36 | 4 Maj 2024
E.K

Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish.

Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe më pas shpalosi flamurin izraelit.

E gjithë kjo ndodhi tre ditë para fillimit të Eurovisionit, që do të mbahet në Suedi e që po ka frikë të madhe për ndonjë sulm terrorist.

Para se ta digjte, gruaja e hodhi Kuranin në rrugë, e shkelmoi dhe më pas e grisi nga brenda.

Pas kësaj, ajo, duke mbajtur një kryq, djeg Kuranin, merr flamurin palestinez, e shkel me këmbë bashkë me një burrë që valëvit flamurin izraelit dhe këndon këngën e përfaqësueses izraelite në garën e sivjetme të Eurovisionit.

Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kur’anit.

Priteshin protesta, por në vend të kësaj disa nga protestuesit pro-palestinezë shprehën pakënaqësinë me vallëzim dhe këngë. Në duar dhe në qafë mbanin flamurin palestinez.

“Palestina është në zemrën time, por Suedia është atdheu im, unë jetoj këtu, kam fëmijë. Duam argëtim në vend që të luftojmë”, ka thënë palestinezi Muhamed Alokar, i cili pa djegien e Kuranit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli Qendror hebre dënoi djegien e Kuranit në Malmo, ceremoni që u zhvillua me leje të Policisë.

Në Suedi, Kurani u dogj edhe në vitin 2023 jashtë një xhamie në Stokholm./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme