Google ADS

Suedi, digjet një shkollë islame

21:14 | 14 Mars 2021
A. B.

Një zjarr ka shpërthyer në një shkollë private në Suedi ku shkolloheshin fëmijët myslimanë.

Husein Aldaudi, drejtori i shkollës Alsalamskolan në provincën e Orebro, i tha medias shtetërore suedeze SVT se pamjet e kamerave të sigurisë tregonin dy persona që i vunë zjarrin shkollës, transmeton portali arbresh.info

“Pamjet tregojnë dy burra të maskuar duke thyer dritare në katin e poshtëm të shkollës dhe duke hedhur materiale të ndezshme brenda”, tha Aldaudi.

Për fat të mirë askush nuk ishte në shkollë në atë kohë.

Ndryshe, tashmë policia suedeze ka nisur hetimet me pretekstin e zjarr-vënies së qëllimshme. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme