Suedi, deportohet një punonjës i ambasadës ruse, i dyshuar si spiun

14:26 | 25 Shkurt 2021
Arbresh.info

Një punonjës në ambasadën ruse në Stokholm është deportuar nga Suedia pasi u shpall i padëshirueshëm nga qeveria suedeze.

Dëbimi është kundërpërgjigjie e Suedisë ndaj Rusisë, e cila pati dëbuar disa javë më parë një diplomat suedez nga Shën Petersburgu, njoftojnë mediet suedeze, transmeton RTKLive.

Sipas autoritetet suedeze 35-vjeçari punon për shërbimin e inteligjencës ruse SVR dhe ishte në Suedi ka punuar si punonjës i ambasadës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme