Gjykata suedeze të enjten ka dënuar me burg të përjetshëm një azil kërkues nga Siria, pasi kishte marrë pjesë në një ekzekutim kundër shtatë trupave qeveritare në vitin 2012.
Gjykata e Qarkut në Stockholm ka vendosur që refugjati, Haisam Omar Sakhang, 46-vjeç, i është bashkuar grupit të armatosur Suleiman Company në fillim të majit të vitit 2012, transmeton portali arbresh.info,
Gjykatësi Tomas Zander ka thënë se viktima, i cili nuk është identifikuar, u qëllua për vdekje së bashku me gjashtë të tjerë “në rrethana veçanërisht mizore”.
Shtatë burrat të cilët u qëlluan për vdekje ishin pjesë e regjimit sirian, që u zunë rob nga grupi i pavarur islmaik, që u formua në vitin 2011.
Sakhanh ka pranuar se ka qëlluar mbi viktimat, por ka thënë se nuk ai nuk duhet të ndiqet penalisht, pasi dënimet me vdekje për ushtarët sirianë ishin bërë nga një gjykatë legjitime.
Megjithatë, Gjykata e Qarkut në Suedi e ka refuzuar këtë arsyetim dhe ka vendosur të dënojë refugjatin.
Policia italiane ka ndihmuar hetuesit në Suedi për të identifikuar atë me anë të shenjave të gishtave dhe fotot e tij që kanë në mënyrë ilegale në ambasadën siriane në Romë gjatë një protese.
Pas qëndrimit të tij në Itali, Sakhanh kthye në Siri para se të nisej në veri të Suedisë, ku ai kërkoi azil në vitin 2013.
Ai është mbajtur në paraburgim që nga muaji mars./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë