Karikaturisti suedez Lars Vilks, i cili jetoi nën mbrojtjen e policisë pasi përshkrimi i tij blasfemik i Profetit Muhamed në vitin 2007 shkaktoi kërcënime me vdekje, ka vdekur në një aksident me makinë.
Policia suedeze konfirmoi se 75-vjeçari dhe dy policë u vranë gjatë një përplasje me kamion, transmeton portal arbresh.info
Ngjarja është duke u hetuar si aksident rrugor, pasi në aksident ishin të përfshirë edhe dy policë.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit të vogël Markaryd, kur makina e Vilks po udhëtonte, u përplas me një kamion që po afrohej.
Sipas policisë, të dy automjetet u dogjën, ndërsa shoferi i kamionit u shtrua në spital.
“Personi që ne po mbronim dhe dy kolegë vdiqën në këtë tragjedi të paimagjinueshme dhe tmerrësisht të trishtueshme,” tha kreu i policisë rajonale Carina Persson.
Vilks kishte qenë nën mbrojtjen e policisë që kur shfaqi karikaturën e Profetit Muhamed në vitin 2007, veprim i cili shkaktoi zemërim të madh në komunitetin e myslimanëve.
Al Kaeda kishte ofruar një shpërblim prej 100,000 dollarë për vrasjen e Vilks.
Imazhi gjithashtu ndezi fërkime diplomatike, me kryeministrin e atëhershëm të Suedisë Fredrik Reinfeldt duke takuar ambasadorë nga disa vende myslimane për të zbutur tensionet.
Në vitin 2015, Vilks i mbijetoi një sulmi me armë në një konferencë të fjalës së lirë në Kopenhagen që la të vdekur një regjisor danez të filmit./arbresh.info/
https://twitter.com/Tadawlltwt/status/1444884893067063298?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1444884893067063298%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.trtworld.com%2Feurope%2Fswedish-who-drew-prophet-muhammad-caricature-dies-in-car-crash-50457
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...