Një gjykatë sudaneze i ka dënuar me vdekje 29 zyrtarë të inteligjencës për torturimin dhe vrasjen e një mësuesi, i cili ishte duke u mbajtur në paraburgim.
Mësuesi Ahmad al-Khair, 36 vjeç, vdiq në paraburgim në shkurt të këtij viti pas arrestimit për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë së ish-presidentit Omar al-Bashir.
Këto janë dënimet e para që lidhen me shtypjen e protestave kundër qeverisë së kaluar, e cila u rrëzua nga pushteti në muajin prill.
Prokuroria tha se dënimet me vdekje në këtë rast janë ndëshkim i drejtë. Gjykatësi e pyeti vëllanë e ish-mësuesit nëse dëshiron t’i falë 29 burrat e dënuar, por ai tha se e dëshiron ekzekutimin e tyre.
Gjykata gjeti prova se Ahmad Al-Khair-i ishte rrahur dhe torturuar deri në vdekje nga zyrtarët në një qendër ndalimi në rajonin lindor, Kassala.
Dënimi me vdekje në Sudan ishte futur në fuqi gjatë pushtetit të ish-presidentit Bashir dhe dy persona ishin ekzekutuar në vitin 2018.
Rasti i mësuesit të vrarë kishte nxitur reagime të shumta dhe protesta kundër qeverisë. Qindra persona u mblodhën para gjykatës për të marrë vesh për vendimin e organeve të drejtësisë.
Ndryshe, së paku 170 njerëz ishin vrarë gjatë protestave kundër qeverisë, të cilat zgjatën disa muaj. Rezultati i tyre ishte rrëzimi i Bashir-it nga pushteti, të cilin e kishte marrë para 30 vjetësh përmes puçit ushtarak, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...