Një imam me ndikim në Sudan u detyrua të dalë nga njëra prej xhamive të kryeqytetit Khartoum pasi besimtarët protestuan për mungesën e tij në rreshtin e parë të protestave kundër presidentit të vendit, Omar al-Bashir.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një burrë shihet duke i thënë me zë të lartë imamit: “Ngritu dhe na udhëhiq në protesta prej kësaj xhamie!”. Më pas dëgjohet turma e njerëzve duke brohoritur “vetëm rrëzim”. Ky imam shpesh ka shfaqur përkrahje për presidentin aktual, i cili është në pushtet për një kohë të gjatë.
Policia sudaneze është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Gjatë tri javëve të protestave, 22 persona kanë ndërruar jetë në tërë vendin. Ato kishin nisur fillimisht për shkak të rritjes së kostos së jetesës, ndërsa më pas filluan thirrjet për largimin nga pushteti të presidentit që ndodhet në pushtet për tri dekada me radhë, shkruan “BBC”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...