Në një nga vendet më varfëra në botë, Sudan, janë zbuluar rezerva të reja të mëdha ari, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri për Naftë dhe Miniera i Sudanit, Azhar Abdulkadir, u takua me përfaqësuesit e sektorit të minierave dhe njoftoi se janë zbuluar rezerva të reja të arit me kapacitete të ekspolatimit vjetor prej 7 tonësh.
Abdulkadir paralajmëroi hapa të mëdha në zhvillimin e xeheve në Sudan, duke shtuar se të gjitha problemet e këtij sektroi janë produkt i problemeve politike dhe të varura nga ndikimi i qendrave të fuqive të jashtme.
Ministri sudanez nuk zbuloi lokacionin e saktë të rezervave të sapozbuluara të arit, e as nuk precizoi se kur mund të fillojnë me eksploatimin e metalit të çmuar.
Sudani ka rreth 40 milion banorë dhe përpiqet të marrë veten nga humbjet e tre të katërtave të prodhimit të naftës që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011.
Aktualisht, eksploatimi i arit plotëson 80 për qind të të ardhurave kombëtare, kurse Sudani në vit prodhon rreth 100 tonë të këtij metali.
Autoritetet e Sudanit pralajmërojnë luftë kundër kontrabadimit të arit dhe naftës, që konsiderohen si pengesa më e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Megjithatë, ende nuk ka një raport zyrtar për sasinë e kontrabandimit.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...