Pesë alpinistë u vranë në Elbrus, mali më të lartë në Europë, pasi moti papritmas ndryshoi dhe u shëndërrua në një stuhi bore të akullt.
Elbrus, në Kaukazin Verior në Rusi, në 5.642 metra, është mali më i lartë në Europë, transmeton portal arbresh.info
5 alpinisë që ndodheshin në mal humbën jetën si pasojë e stuhisë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.
11 nga alpinistët e shpëtuar janë dërguar në spital për trajtim.
Shpëtimi u krye “në kushtet më të vështira të mundshme”, tha shërbimi i shpëtimit malor. Aksidenti ndodhi në pak më shumë se 5,000 metra mbi nivelin e detit.
“Moti u përkeqësua në mënyrë katastrofike, ata vendosën të ndahen në tre grupe, në anëtarë më të shpejtë dhe më të ngadalshëm,” shpjegoi Denis Alimov, organizatori i ekspeditës në Elbrus për TASS, duke shtuar se më pas dy persona të tjerë ngrinë për vdekje, dhe dy persona humbën vetëdijen dhe gjithashtu vdiqën.
“Por vendimi për t’u ndarë ishte i mirë, përndryshe mund të kishte edhe më shumë viktima,” tha ai./arbresh.info/
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA