Google ADS

Stuhia tropikale ”godet” Floridën, evakuohen mijëra njerëz

12:25 | 28 Maj 2018
A. B.

Mijëra njerëz janë evakuar nga brigjet e Florida-s pasi rajonit po i afrohet stuhia subtropikale Alberto.

E parashikuar për të mbërritur të hënën, Alberto është e para stuhi e stinës së uraganeve të Atlantikut këtë vit, që zyrtarisht fillon më 1 qershor.

Stuhia do të sjellë shi dhe erëra me shpejtësi 100 km/orë nëpër të gjitha shtetet jugore, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së.

Alberto ka vazhduar të fuqizohet teksa i drejtohej veriut përmes Gjirit të Meksikës, duke sjellë me vete paralajmërimin për përmbytje kërcënuese. Është parashikuar të bjerë deri në 30 cm shi në Mississippi.

Alberto erdhi gjatë fundjavës së Memorial Day dhe pritet të ndikojë në udhëtimin e shumë njerëzve të hënën, që do të kthehen nga ditët e pushimit.

Kjo stuhia e parë ka edhe 21 emra të tjerë në përdorim, si Beryl, Ernesto, Kirk, Nadine dhe Rafael.

Vitin e kaluar një numër uraganesh vdekjeprurëse goditën SHBA dhe Karaibet. Për shembull, Puerto Rico është akoma duke u përballur me përpjekjet për të rimëkëmbur infrastrukturën e dëmtuar pas uraganit Maria në tetor.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme