Të paktën dy persona kanë vdekur pasi uragani Beryl goditi juglindjen e Teksasit, duke ndërprerë energjinë për më shumë se dy milionë njerëz, ndërsa solli shi të dendur dhe erëra të forta.
Kur Beryl goditi për herë të parë Teksasin të hënën në mëngjes, ai u ul si uragan i kategorisë një, por që atëherë është reduktuar në një stuhi tropikale, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Zyrtarët kanë paralajmëruar për erëra shkatërruese, deri në 38 centimetra shiu dhe stuhi “kërcënuese për jetën”.
Më shumë se 1000 fluturime në aeroportin më të madh të Hjustonit janë anuluar.
Zyra e guvernatorit të shtetit u ka kërkuar vazhdimisht banorëve të mos e nënvlerësojnë stuhinë, e cila shkaktoi të paktën 10 vdekje në Karaibe ditë më parë.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League