Suedia është përfshirë nga moti i keq, me shira të dendur që kanë shkaktuar dëme të mëdha. Një tren ka dalë nga shënat si pasojë e stuhisë ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar.
Treni i pasagjerëve, i cili transportonte rreth 120 persona, ishte nisur për në qytetin e Sundsvall kur dy nga katër vagonët dolën nga shinat, për shkak të prishjes së një pjesë të hekurudhës.
Agjencia kombëtare suedeze e motit ka lëshuar alarmin në disa zona, teksa ka paralajmëruar se erërat e forta, përmbytjet dhe shirat e dendur do të vijojnë. Sipas autoriteteve gjendja pritet të jetë më e rënda në 25 vitet e fundit, ndërsa është bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm.
Ekipet e emergjencës janë në gatishmëri, për të ndihmuar personat në nevojë./abcnews.al
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?