Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës.
Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje.
Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë. Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit. Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lum duke marrë para makinat e parkuara.
Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo çmenduri e motit. /A2CNN/
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...