Google ADS

Stuhia Florence arrin në Karolinë të SHBA-së

13:59 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Parashikuesit e motit kanë thënë më 13 shtator se kushtet do të përkeqësohen derisa stuhia do të afrohet edhe më shumë më 14 shtator në kufirin mes Karolinës Veriore dhe asaj Jugore.

Erërat, të cilat kanë arritur shpejtësinë e 155 kilometrave në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm në ditët vijuese do të rrisin nivelin e ujit, duke përkeqësuar rëndë situatën në këtë zonë.

Mirëpo pavarësisht dëmeve, shpejtësia e erës ka shënuar ulje, pasi më herët gjatë kësaj jave kishte arritur deri në 225 kilometra në orë.

Stuhia Florence aktualisht ka zbritur nga kategoria e katërt në atë të dytë, mirëpo zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që kanë treguar optimizëm të shtuar.

“Mos u ndjeni të relaksuar. Mbikqyrni. Kjo është stuhi e fuqishme që mund t’iu vrasë. Sot kërcënimi bëhet realitet”, ka thënë Guvernatori i Karolinës Veriore, Roy Cooper.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se zyrtarët e emergjencës dhe ata të ndihmës së parë janë “të furnizuar dhe të gatshëm”.

Banorët e pjesës më të madhe të Karolinës janë evakuuar, shkollat dhe bizneset janë mbylluar, si dhe rreth 1,500 fluturime janë anuluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme