Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë Eunice në Britani të Madhe.
Një grua në Londrën veriore u vra kur një pemë ra mbi makinën e saj, një burrë nga Hampshire u vra kur kamioni i tij u përplas me një pemë që ra në rrugë dhe një burrë në Merseyside u vra pasi copa të ndërtesës ranë mbi të, transmeton portal arbresh.info
Në Holandë, stuhia ka marrë jetën e dy personave dhe një tjetër ka mbetur i vdekur në Irlandë.
Një person u godit nga një pemë pasditen e së premtes në Amsterdam dhe në Diemen, në lindje të kryeqytetit holandez, një person humbi jetën pasi një pemë ra mbi makinën e saj. Një erë e fortë gjatë stuhisë rrëzoi një pemë që ra mbi makinë rreth orës 15:30, konfirmoi zjarrfikësja Amsterdam-Amstelland. Policia irlandeze thotë se një burrë u vra në kontenë Ëexford pasi një pemë ra mbi të.
Autoritetet në Britani të Madhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme./arbresh.info/
https://twitter.com/mafiaxsafia/status/1494647006802984960
https://twitter.com/BBCNews/status/1494775541324521474
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...