Stuhia që erdhi pas uraganit “Leslie”, ka goditur qendrën dhe veriun e vendit gjatë natës së të shtunës
Erërat me forcë uragani kanë rrëzuar qindra pemë dhe kanë lënë më shumë se 15,000 shtëpi pa energji elektrike në Portugali.
Stuhia që erdhi pas uraganit “Leslie”, ka goditur qendrën dhe veriun e vendit gjatë natës së të shtunës.
Nuk ka pasur njoftime për vdekje apo lëndime, por zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që të mos dalin jashtë, ndërkohë që disa fluturime janë anuluar.
Stuhia, një nga më të fuqishmet që ka goditur ndonjëherë vendin, po shkon përtej Spanjës veriore.
Shpejtësitë e erës ka arritur në 176 km në orë.
Është e rrallë që një uragan nga Atlantiku të kalojë në Gadishullin Iberik dhe mendohet se kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur Portugalinë që prej vitit 1842.
Megjithatë, uragani “Leslie”, i cili u formua më 23 shtator, u zvogëlua në një stuhi tropikale përpara se të binte në tokë.
Shefi i mbrojtjes civile i Portugalisë, Luis Belo Costa paralajmëroi për përmbytje të mundshme në zonat bregdetare përpara mbërritjes së stuhisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...