Stuhia Ciara, e cila goditi Britaninë në fillim të muajit, u shoqërua me erëra të forta që arritën të ndryshojnë drejtimin e ujëvarës në Skoci.
Pamjet e postuar në mediat sociale, tregon se uji, nën erëra të forta në vend që të bjerë, ndryshon plotësisht drejtimin lart. Fenomeni është raportuar për një ujëvarë në pjesët kodrinore qendrore të Skocisë.
Pas Ciara, Britania u godit nga stuhia Dennis, e ndjekur nga erërat e mëdha dhe reshjet e mëdha të shiut, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë qytetarët të mbrojnë veten nga “përmbytjet që rrezikojnë jetën” në Uells dhe Skoci.
Shërbimi Meteorologjik Britanik ka lëshuar më shumë se 250 paralajmërime për përmbytjet në Angli, Skoci dhe Uells. Sipas informacioneve të fundit, të paktën dy njerëz kanë vdekur në Britaninë e Madhe, me dhjetëra-mijëra përballen me kaosin e shkaktuar nga stuhia Dennis.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...