Stuhia e fortë me rërë në Brazil vret gjashtë persona

08:56 | 8 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në Brazil pas pjesa juglindore e vendit u godit nga një stuhi me rërë.

Sipas autoriteteve ky fenomen ka ardhur si pasojë e thatësirës së madhe, transmeton portal arbresh.info

Pamjet janë përshkruar si apokaliptike.

Stuhitë e ndjekura nga erërat deri në 100 km / orë shkaktuan dëme në shtëpi dhe rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike në qytetet e brendshme, në shtetet e Sao Paulo dhe Minas Gerais.

Gjashtë persona humbën jetën duke u mbytur, mes tyre një peshkatar nga një fshat në brigjet e lumit Parana, 650 kilometra nga Sao Paulo, i cili vdiq më 1 tetor.

Të tjerët kanë humbur jetën si pasojë e shkatërrimit të shtëpive dhe zjarrit.

Stuhitë e rërës që fryjnë grimcat e rërës dhe pluhurit formohen pas një periudhe të thatë që përfundon në shtator, para sezonit të shirave. Stuhi të tilla, janë të zakonshme në zonat e shkreta, mund të mbulojnë një zonë brenda një rrezeje prej 160 kilometrash dhe të zgjasin për disa orë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme