Google ADS

Stuhia “Ameli” godet Europën, përmbytje në Spanjë, Francë dhe Itali

22:41 | 4 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Stuhia “Amelie” është zhvendosur duke goditur Francën, si dhe rajonet veriore të Spanjës dhe Italisë. Erërat e forta arritën shpejtësinë 160 km në orë, duke lënë pas edhe një viktimë. Një grua në Majorca humbi jetën pasi u godit nga një palmë.

Në Francën Jug-Perëndimore rreth 140 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike pas shiut të rrëmbyeshëm që shkaktoi përmbytje në disa qytete. Rrugët janë bllokuar nga rrëzimi i pemëve dhe rrëshqitjet e dherave.

Edhe Italia është paralizuar nga moti i keq. 60 persona mbetën të izoluar në shtëpitë e tyre në San Pietro pas bllokimit të rrugëve nga përmbytjet. Në disa qytete është aktivizuar alarmi i kuq. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të shmangur pasojat e mundshme derisa situata të normalizohet./vizionplus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme